Atletico e Madridit e kthen në mision të pamundur fitoren në “Metropolitano” për kundërshtarët e Champions League. Diçka e përforcuar akoma dhe më shumë pas asaj fitoreje 2-1 ndaj Borussia Dortmund Spanjollët fituan takimin e pesë radhazi në shtëpi, për herë të parë në histori për të qenë më pranë gjysmëfinaleve të turneut.
Protagonist për skuadrën e Diego Simeone ishte padyshim Antua Grizman, me francezin që frymëzoi lojën e Los Colcheoneros përballë një kundërshtari si Dortmund, që vetëm sa mban gjallë shpresat për kualifikim.
Sulmuesi ka kontribuar në 6 nga 7 gola me vetëm Saka, 7 që ka pasur më shumë gola në shtëpi deri më tani këtë sezon. Francezi krijoi edhe gjashtë shanse në këtë ndeshje, më së shumti prej tij në Champions League, në paraqitjen e 94 të tij në këtë kompeticion. Dy gola të shënuar nga ana e spanjollëve në pjesën e parë, për tu ngjitur në kuotën e 21 të tillëve në këtë sezon.
Më mirë se ekipi i Simeone ka bërë vetëm Manchester City me 27 gola. Dortmund u mundua të reagojë, me golin e Haler që mban në lojë gjermanët. Sulmuesi afrikan shënoi golin e 12-të në 13 ndeshje të këtij kompeticioni. Gjithsesi, Haler nuk arriti të shmangë humbjen e Dortmund, të nëntën në 11 ndeshjet e fundit jashtë fushe.
Klan News