Pochetino dhe Rodgers kandidatet për Man. City
Mauricio Pochettino dhe Brendan Rodgers janë kandidatët kryesorë për të marë drejtimin e Manchester City nëse Pep Guardiola vendos të largohet në verë.
City ka marrë një pezullim prej dy sezonesh nga Champions League pasi UEFA i gjeti ata fajtorë të shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar. Kjo i ka çuar në krizë kampionët e Premier League me lojtarët që u thirrën në një mbledhje të jashtëzakonshme këtë të shtunë ku klubi u kërkoi të ishin të qetë për të ardhmen.
Një eksod i stafit teknik është mëse i pritshëm në fund të sezonit. Ka dyshime se edhe drejtuesit më të lartë të klubit mund të mendojnë largimin. Dihet që Guardiola kërkon me ngulm të fitojë trofeun e Champions League sërish dhe mund të kërkojë mundësinë me një klub tjetër.
Sipas mediave britanike Pochetino dhe Rodgers, janë dy kandidatët në listën e klubit nëse Guardiola vendos largimin. Pochettino është i papunë aktualisht ndërsa Rodgers së fundmi rinovoi për një kohë të gjatë me Leicester.
Tv Klan