Pas dështimit të Argjentinës në botëror drejtuesit e federatës së futbollit po planifikojnë ndryshime. Trajneri do të jetë i pari dhe po mendohet që në vend të Jorge Sampaoli të jetë Pep Guardiola. Një lajm i përhapur nga mediat argjentinase, por për momentin nuk kanë asgjë zyrtare.
Projekti natyrisht është afatgjatë, pasi kontrata është 4-vjeçare me synim Kupën e Botës 2022. Prania e Lionel Messi shikohet si një tjetër mënyrë për të tërhequr Guardiola.
Një lëvizje delikate, pasi Pep Guardiola është nën kontratë me Manchester City deri në 2021 dhe më parë duhet zgjidhur ajo me Jorge Sampaoli që zgjat deri në 2022. Mediat argjentinase përmendin si alternativa të tjera Diego Simeone, Mauricio Pochettino, Ricardo Gareca dhe Marcelo Gallardo.
Tv Klan