Segmenti Milot-Fier, pjesë e Adriatiko-Jonian, i njohur ndryshe si Korridorit Blu, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar çeljen e garës për projektin e infrastrukturës kombëtare, Milot – Fier.

Sipas asaj që parashikohet, 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta europiane.

“Falë një investimi prej afro 1.2 miliardë € do të ofrojë shpejtësi, siguri, mundësi të reja ekonomike në vend e rritje të ndërveprimit ekonomik rajonal”.

Kreu i qeverisë tha se financimi prej 1 mld e 200 mln euro do të bëhet nga fituesi i kësaj gare, teksa shtoi se do të ketë një aks të Korridorit Blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë.

“Me këtë investim, nga Morina në Fier do të shkohet për 3 orë”.  /tvklan.al