Në Tiranë 10 studio prestigjioze paraqiten përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë e tyre për ndërtimin e katër godinave 2 në rrugën ‘Sulejman Delvina’ një tek zona ku dikur ka qenë godina e ATSH-së tek rruga e Elbasanit dhe tjetra pranë bulevardit Zhan Dark.
Kryeministri Rama tha se shteti si pronar i truallit do të përfitojë infrastrukturë të re për institucionet publike.
Edi Rama: Të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe nga ana tjetër edhe një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione që janë sot në nevojë të madhe për të pasur një vend të denjë për të gjitha kërkesat e tyre.
Kryebashkiaku Veliaj tha se Edi Rama e ka kthyer Tiranën në laboratorin më të madh të arkitekturës.
Erion Veliaj: Mirëserdhët në Tiranë sidomos për ata që janë këtu për herë të parë dhe që kanë eksperincën e tyre të parë me konkurse. Një traditë e stabilizuar që në kohën kur Edi Rama drejtonte bashkinë e Tiranës dhe e ka kthyer Tiranën ndoshta në laboratorin më të madh të eksperimenteve të arkitekturës, estetikës, të së bukurës dhe shijes që prodhon ekonomi. Ndërkohë, një fushatë e mbjelljes së pemëve dhe kujdesit ndaj mjedisit, që ka filluar që në vitet 2000 dhe ajo skuadër që drejtonte Bashkinë e Tiranës u shpërblye para pak javësh, kur Agjencia Evropiane e Mjedisit e cilësoi Tiranën një nga 10 kryeqytetet më të gjelbra. Kjo do të thotë se çdo investim tjetër duam ta shohim në këtë prizëm.
Sipas Veliajt Tirana është aktualisht hapësira ku jeton 40% e popullsisë, një hapësirë që krijon rreth 50% të ekonomisë së vendit.
Klan News