Kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hajradinaj shprehet se kryeministri Albin Kurti po punon kundër interesave të Kosovës, madje e akuzon si një njeri të rekrutuar nga Serbia.
Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së: Ai nuk i shërben shqiptarëve është i rekrutuar prej Serbisë dhe aleatët e Serbisë. Ai e kamuflon me një lloj patriotizmi të fitoreve ditore, por ia hup Kosovës fitoret strategjike.
Këtë qëndrim Hajradinaj e mbështet te ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke dalë kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së, apo te përçarja që krijoi mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së: Ai as nuk e di se kënd e ka përkrah në Maqedoni ,por ka dalë publikisht kundër bartësve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sot në Maqedoni qeveria e re, që është një qeveri ndryshe, ka marrëveshje për të patrulluar me policinë serbe. Pra policia e Serbisë patrullon me Maqedoninë, pra këtë qeveri e ka përkrah Kurti.
Ish-kryeminstri e ka cilësuar qeverinë Kurti si dëmin më të madh që iu është bërë Kosovës, ndërsa thekson se partnerët ndërkombëtar e kanë humbur besimin ndaj tij.
Tv Klan