Raketat e Hezbollahut ranë të martën pranë Tel Avivit, duke plagosur 4 persona.

Sulmi ndodhi pak orë para se në Bejrut të mbërrinte i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim mes Hezbollahut dhe Izraelit.

Hezbollahu ka pranuar në parim propozimin amerikan për një marrëveshje armëpushimi, por Izraeli është treguar skeptik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, sipas analistëve, është në pritje të marrjes së presidencës nga Donald Trump për të biseduar për konfliktet në Liban dhe Rripin e Gazës.

Tv Klan