Persona të paidentifikuar kanë hedhur një granatë në banesën e një 35-vjeçari në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit.
Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Policia ka sekuestruar granatën dhe ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.
Uniformat blu do të marrin në pyetje pronarin e banesës për të mësuar nëse ka konflikte. Grupi hetimor është duke punuar për të identifikuar autorin që hodhi granatën në banesë.
/tvklan.al