Aktori amerikan, Denzel Washington po luan rolin e Othello-s pas 48 vitesh. “Unë e dua Shekspirin,” tha Denzel në konferencën për shtyp.

Shfaqja “Othello” e shkruar rreth vitit 1603 nga William Shakespeare është me regji të Kenny Leon dhe do të vihet në skenë në të ardhmen e afërt, 2028.

“Unë dua ta vendos audiencën në të tashmen, ne mund të përqëndrohemi në ato tema universale me të cilat njerëzimi ka luftuar gjithmonë”, tha Kenny Leon.

Për Jake Gyllenhaal, kjo është shfaqja e tij e parë e Shakespeare.

“Ka kaq shumë gjera interesante për Othello, shfaqja dhe Iago është thjesht një mendje thellësisht komplekse, kontradiktore, me të vërtetë brilante e një personazhi, dhe megjithatë në të njëjtën kohë hutohet në të gjitha gjërat që janë kaq njerëzore që ne të gjithë bëjmë”, tha Jake Gyllenhaal.  

“Mos kini frikë nga Shekspiri,” tha Leon.

Shfaqja pritet të hapet më 24 Shkurt.

Klan News