Një i mitur ka shpëtuar për mrekulli, pasi ka qenë duke u mbytur në ujërat e lumit Erzen.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në Bërzhitë dhe kanë qenë banorët e zonës ata që kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen, (me shenja jete) fëmijën e mitur rreth moshës 14 vjeç, i cili dyshohet të jetë futur për tu larë dhe ka rrezikuar të mbytet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku bënë të mundur dhe transportimin e fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.
/tvklan.al