Pas shumë herësh që kishte ndihmuar bashkatdhetarët e saj të pajiseshin me dokumentacionin italian, Silvana ishte zhgënjyer shpesh. Episodet e njëpasnjëshme e bënë ta “urrente Shqipërinë”, u shpreh ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty”.
Por takimi me Vilmën dhe Marjanin të cilët drejtojnë një qendër kulturore, “Margarita Xhepa” në qytetin ku jetojnë në Itali, ka shënuar një kthesë në këtë mendim të Silvanës. Për këtë arsye, ajo ka ardhur që t’i surprizojë në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Silvana: Ju ftova këtu për t‘ju falenderuar. Marjan, jo vetëm ty, por mësusesit, vullnetarët, themeluesit e asaj qendrës, por jo vetëm për fëmijët tanë, për ne nënat, për prindërit, për gjyshërit, për gjithë ata njerëz që vijnë në atë qendër që ju e keni bërë shtëpinë e dytë. Ju falenderoj shumë! Ëmbëlsirën e lë për në fund si gjithmonë.
Të falenderoj ty Vilma, ti, Elida dhe Merushja me rastin e sëmundjes time më keni qenë aq pranë sa këtë e prisja veç nga familja ime por ju më keni qenë pranë si motra. Kjo do të thotë që në atë qendër jeni një familje shumë e madhe. Siç e dini unë e urreja Shqipërinë. E di, është një fjalë e rëndë por ju më bëtë që ta adhuroj Shqipërinë./tvklan.al