Lëvizjet e mundshme në klubet Europiane

Më në fund duket se u vendos. Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet tek Milan.
Edhe pse marrëveshja ende nuk ka ardhur në formë zyrtare mediat italiane ë bëjnë fakt të kryer.

Madje kanë nisur të parashikojnë edhe ndryshimet e formacionit duke vendosur Ibrën si titullar. Ndërkaq klubet në të gjithë Europën janë vënë në punë për të mbuluar boshllëqet e krijuara gjatë pjesës së parë të sezonit.
Danezit Christian Eriksen i përfundon kontrata me Tottenham qershorin e ardhshëm, por ai refuzon të rinovojë. As ardhja e Mourinhos nuk e ka bindur mesfushorin, që pret Real Madridin të hidhet në aksion duke paguar për kartonin e tij.

Erling Haaland është zbulimi i këtij sezoni. Ai do të largohet nga Salzburg gjatë muajit janar dhe gara për të fituar shërbimet e tij po bëhet edhe më e ashpër. Edhe pse Manchester United duket në “pole position”, Juventusi, Leipzig dhe Dortmund do të bëjnë gjithçka për të. Edison Cavanit i përfundon kontratën në qershor me PSG.

Por realiteti është se Mauro Icardi e ka fituar vendin e titullarity. Marrëveshja mes Cavanit sulmuesit dhe Atletico Madrid është arritur, kështu që thjesht duhet të dakordësohet edhe me klubin parizien. Arturo Vidal po mbulon faqet e para të gazetave italiane.

Situata e mesfushorit kilian është e pakëndshme, sepse ai nuk është titullar te Barcelona. Lojtari tashmë ka treguar pakënaqësinë e tij në më shumë se një rast dhe Interi duket i vendosur për të kënaqur Antonio Conte me nënshkrimin e tij.

Tv Klan