Kuqezinjtë “parakalojnë” Man UTD
Emri i Zlatan Ibrahimoviç, të cilit i përfundon kontrata në 31 Dhjetor të këtij viti është lidhur me një numër të madh skuadrat europiane dhe ndërkombëtare.
Por Ibra duket se do të rikthehet tek Milan për një herë të dytë, pasi kuqezinjtë kanë parakaluar Manchester United, që duket se ishte vënë në lëvizje për suedezin.
Është raportuar se edhe krerët më të lartë të klubit kanë dhënë aprovimin e tyre, pavarësisht se Ibra tashmë është 38 vjeç dhe kërkon madje një pagë të lartë.
Mediat ndërkombëtare thonë se Zlatan është pranë rikthimit tek Milan. Atij i pëlqen më shumë futbolli në Itali, pasi në 294 ndeshjet e luajtura me Juve, Inter dhe Milan ka realizuar 148 gola dhe 61 asist.
Tv Klan