Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shoqata Çamëria dhe 11 parti politike nga e djathta në të majtë të spektrit politik shqiptarë njëra nga të cilat parlamentare do të synojnë vetintegrimin e 8 milion shqiptarëve në Ballkan, sipas shefit politik të Frontit për Bashkim Kombëtar Idajet Beqiri. Angazhimi i shoqatës Çamëria vërteton synimet nacionaliste të këtij grupimi sipas Beqirit.

Idajet Beqiri: “Alternativa e çështjes çame duhet të përfaqësohet në parlamentin e ardhshëm shqiptar, në kuadrin e frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar.”

Në zgjedhjet parlamentare të 2005, sipas Idajet Beqirit, Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar do të arrijë:

Idajet Beqiri: “E kalojnë 5% të votave dhe pretendojmë që 8 deputetë duhet t’i kemi në parlamentin e ardhshëm.”/tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu