Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka pritur një përfaqësi të deputetëve dhe kryetarëve të komunave të luginës së Preshevës.

Sipas ministrit Meta shume e rëndësishme është respektimi i te drejtave te shqiptareve faktor ky qe ndikon ne përmirësimin e marrëdhënieve te Shqipërisë me Serbinë.

Ilir Meta: “Në raportet bilaterale që ne dëshirojmë t’i përmirësojmë me Serbinë një vend të veçantë zë pikërisht përmirësimi dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje pasi dihet që shkalla e demokratizimit të një vendi përcaktohet në mënyrë të veçantë edhe nga të drejtat e pakicave. Lugina e Preshevës të jetë një burim stabiliteti për të gjithë rajonin, por njëkohësisht edhe një burim mirëqenieje dhe perspektive për të gjithë banorët e saj dhe në mënyrë të veçantë për shqiptarët të cilët janë ndeshur vazhdimisht me vështirësi të ndryshme.”

Kryetari i komunës se Preshevës, Haki Mustafa, ka njohur Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, me problemet qe ata kane si sidomos ne arsimim dhe përdorimin e simboleve kombëtare.

Haki Mustafa: “Problemet tona që i përkasin kryesisht në sferën e arsimit me ç’rast publikisht shprehim para edhe Ministrit të Jashtëm, por edhe të qeverisë shqiptare për mirënjohjen që ka bërë ndaj luginës së Preshevës për regjistrimin e studentëve nga lugina e Preshevës, si ata të studimeve fillestare, por edhe atyre të master dhe doktoraturës. Kemi shpjeguar dhe problemet që i takojnë sferës së pazhvillueshmërisë shoqëroro-ekonomike, natyrisht edhe problemeve që i tagojnë shqiptarët në pikëpamjen e përdorimit të lirë të simbolit kombëtar që kuotë të gjatë përpara kemi përdorur natyrisht në mënyrë të lirshme si në të gjitha trojet shqiptare, por tani natyrisht në këtë frymën e ndryshimeve të demokracive që vijnë dhe shkojnë në Beograd, natyrisht se kemi pengesa serioze”.

Gjate takimit Ministri i Punëve te jashtme, Ilir Meta, ka garantuar palën kosovare për te gjithë mbështetjen e qeverise shqiptare./tvklan.al