Ilir Meta: “Unë nuk besoj se Berishës i qan zemra vërtet për zgjedhje të lira apo për LSI-në. Jam i bindur që Berisha së pari e ndjen kontestimin e gjerë brenda vendit, jo vetëm të faktorëve politikë dhe synon përmes qëndrimeve të tij të fundit, së pari t’u bëjë të ditur partnerëve ndërkombëtarë që nuk është ai problemi në rast se nuk arrihen standardet e zgjedhjeve dhe së dyti në rast se do të ketë probleme me zgjedhjet synon që përgjegjësinë t’ia faturojë lidershipit të Partisë Socialiste ose t’i trajtojë si probleme të brendshme të opozitës, megjithatë në çdo rast Berisha nuk e shpëton dot veten e tij nga përgjegjësia e zgjedhjeve për aq kohë sa ai do të jetë në detyrën e kryeministrit. Unë shpresoj që edhe kryetari i Partisë Socialiste të reflektojë dhe të kontribuojë që të arrijë në standardet e zgjedhjeve”./tvklan.al