Në prag të përballjes mes Francës dhe Shqipërisë, prestigjozja sportive “L’Equipe” ka zhvilluar një intervistë me Ismail “Ballist” Morinën.

“Ismail Morina, njeriu i dymbëdhjetë i Shqipërisë”

, titullohet artikulli i gazetës franceze.

“L’Equipe” përshkruan vështirësitë që iu desh të haste për të arritur deri te Ismail Morina, i cili është kërcënuar disa herë nga serbët për çështjen e flamurit në stadiumin e Beogradit dhe mbi kokën e të cilit është vënë një shpërblim nga një serb që jeton në SHBA.

Në intervistë Morina rrëfen edhe një herë në detaje natën e 14 Tetorit në Beograd dhe thotë përpara gazetarëve francezë se ishte i gatshëm të linte edhe jetën, vetëm që plani i tij të shkonte deri në fund.

Pyetjes së përse e kishte bërë një veprim të tillë, Morina i përgjigjet se donte të hakmerrej për rastin e vitit 2010 në stadiumin e Genovas, ku tifozët serbë dogjën flamurin shqiptar gjatë ndeshjes Itali – Serbi.

34 – vjeçari shpreh trishtim pasi është i detyruar ta ndjekë rrugëtimin e Shqipërisë në Euro 2016 i mbyllur në shtëpi, e jo nga tribuna e stadiumit. Sa i përket përballjes me Francën, tifozi shqiptar thotë se është krenar për arritjen e Shqipërisë në Europian dhe se, në këtë pikë, nuk ka rëndësi rezultati.

Tv Klan