Ardian Ismajli po kalon ndoshta momentin më të mirë të karrierës në këtë fillim sezoni.

Mbrojtësi po shkëlqen me skuadrën e Empolit në Serinë A italiane, aty ku është kthyer në një pikë shumë të rëndësishme për ekipin.

Shqiptari ishte vendimtar edhe në javën e fundit, ku skuadra e tij fitoi 0-2 ndaj Cagliari-t në transfertë.

Ismajli ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe në fund Empoli ia doli të mbajë portën e paprekur.

Falë paraqitjes së shkëlqyer, Ismajli është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës nga “WhoScored”.

27-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes në Cagliari-Empoli, ndërsa është zgjedhur në 11-shen më të mirë të javës, me emra si Dimarco i Interit apo Reijnders i Milanit. /tvklan.al