Seria A italiane gjithnjë e më shumë në duart e të huajve. Ndryshimi i pronësisë së Veronës, që u ble nga amerikanët rriti numrin e klubeve që nuk kanë pronar italian. Skuadrat elitare të futbollit Transalpin kanë tërhequr vëmendjen e shumë pronarëve të huaj, mbi të gjitha ato nga Amerika e Veriut.
Aksionet e Inter, Milan, Roma, Atalanta, Fiorentina, Parma, Venecia dhe tashmë Verona kanë pronar amerikan. Bolonja zotërohet nga Kanadezët, Komo nga indonezianët, ndërsa Xhenova është nën pronësinë e rumunëve. Shpërndarje tepër interesante në hartën e pronarëve të klubeve të rëndësishme italiane, për një total prej 11 skuadrash që kanë aksioner të huaj.
Më komplekse është situata me Juventusin, pasi kompania që zotëron bardhezinjtë ka seli në Holandë, por pronarë italian. Klube familjare konsiderohen Monza, Napoli dhe Udinese, ndërsa për momentin, italianët zotërojnë aksionet kryesore të klubeve si Kaljari, Empoli, Lazio, Leçe dhe Torino.
Për të blerë klubin e Helas Verona, amerikanët shpenzuan rreth 120-150 milionë Euro, 75 prej të cilave në arkat e pronarëve, ndërsa pjesa tjetër u shfrytëzuar për të shlyer gjobat.
Kalimi në duart e amerikanëve shihet si trampolinë për Hellas Verona, të cilët pas një ecurie negative synojnë që të kthehen kompetitive në elitën e futbollit italian.
Klan News