Haroku: Armët i gjeta në një tunel dhe i mora në shtëpi
Gjykata ka lënë në qeli Gëzim Harokun, personit që iu gjetën 15 armë, granata, detonatorë, pistoleta dhe snajper në banesë, 2 ditë më parë në Tiranë. Në gjykatë, Haroku është shprehur se armët i gjeti në një tunel në zonën e Yrshekut dhe më pas i mori te banesa e tij.
Gëzim Haroku akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi dyshohet se qëlloi me armë drejt kompleksit Eiffel në autostradën Tiranë-Durrës.
Në kërkim për këtë ngjarje është edhe Erigers Mihasi. Armët e gjetura po ekzaminohen në laboratorin e policisë pasi mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale më parë.
Tv Klan