Kjo e shtunë, rezervon tri sfidat e fundit, të vlefshme për javën e 10-të në Superiore.

Në orën 17:00, Elbasani pret në shtëpi Skënderbeun, në një takim ku vendasit vijnë si favoritë. Korçarët synojnë të largohen me pikë nga kjo transfertë, por te verdheblutë nuk duan një tjetër hap fals, pas dy barazimeve radhazi.

Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Tirnaës dhe Laçit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Korçë, për shkak të problemeve me stadiumin te kryeqytetasit.

Ndeshja që “ul siparin” e javës së 10-të, është ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit në Shkodër. Përballë vihen dy pretendentë, që duan të tregojnë forcën, për të marrë kreun. Ndeshja është planifikuar të nisë në orën 19:30. /tvklan.al