Në vazhdimin e historisë që po ndan në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Erioni ndalet edhe te kujtimet që ka me familjen birësuese. Ai tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” se prindërit u ndanë kur ai ishte vetëm 3 vjeç dhe jetonte me nënën. Me familjarët dhe të afërmit e babait nuk kishte marrëdhënie të mira sepse gjithmonë e shihnin si djalin e adoptuar dhe s’e pranuan kurrë në mesin e tyre. Por ajo me të cilën befason Erioni është raporti me bashkëshorten e dytë të babait.
Erion: Njerëzit e babit nuk më kanë afruar ndonjëherë me dashuri. Mundoheshin përherë që ta demonstronin që unë nuk jam i atyre.
Ardit Gjebrea: Ndoshta nga fakti që ishe i adoptuar dhe…
Erion: Po, “ti nuk je i vëllait tonë dhe ne s’kemi pse të të mbajmë ty afër”. Ose edhe nëpër raste, nëpër evente që bënim me familjen, e bënin sa për sy e faqe por që kuptohen njerëzit kur janë falsë.
Ardit Gjebrea: Ju keni prona, se ndonjëherë edhe pronat bëhen shkak?
Erion: Prona kam, por janë munduar shumë që ta lënë babin tim pa prona që mos t’i trashëgoja unë.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë, mami u martua prapë?
Erion: Jo.
Ardit Gjebrea: Po babi?
Erion: Babi po.
Ardit Gjebrea: Si shkoje me nusen e babit?
Erion: Shumë mirë se unë kam qenë shumë i vogël, siç e thashë deri në ’87-ën kemi ndenjur në një oborr në shtëpi dhe kur s’sishte mami unë shkoja te babi dhe unë gjeja edhe një nënë tjetër në shtëpi kur hyja te babai.
Ardit Gjebrea: Pra nënë tjetër që ishte nusja e babit, nëna që ti mendoje që ishte nëna, por që të adoptoi dhe i bie që të kesh 3 nëna.
Erion: I bie që jam me fat!
Erioni rrëfeu se e ka mësuar që është i birësuar kur ishte adoleshent dhe zbuloi një letër. Në moshën 18-vjeçare, një shoqe i thotë se është i birësuar dhe ai nisi kërkimin për prindërit biologjikë pa u thënë asgjë atyre adoptues.
Situata mori një kthesë tjetër pas një telefonate të bashkëshortes së tij në “Aldo Morning Show”. Pas 44 vitesh, nëna e tij biologjike është gjetur, por nuk ka mundur të vijë në studio për shkak të gjendjes shëndetësore. Në vend të saj është vëllai, Misheli i cili po dëgjon gjithë historinë./tvklan.al