Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me deputetin demokrat zotin Jemin Gjana.

Gazetari:- Zoti Gjana do të vazhdoni të kërkoni drejtimin e Kontrollit të Shtetit, se flisni për luftën antikorrupsion?

Jemin Gjana, deputet i PD:- “S’kemi bërë ndonjë deklaratë që të tërhiqemi nga ato që kemi deklaruar në platformën tonë për luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit. Unë ma ha mendja që asaj plaftforme ne i kemi qëndruar. Kemi thënë gjithmonë që është një platformë e negociueshme dhe kaq”.

Gazetari:- Neë cilat komisione mund të angazhoheni?

Jemin Gjana, deputet i PD:- “Jo nuk do të angazhohemi në komisione të ngritura nga Qeveria. Komisionet e eksperteve, komisionet qeveritare dhe komisionet e eksperteve të Qeverisë do jenë komisione që do funksionojnë dhe duhet të funksionojnë mbi bazën e tyre. Ajo çfarë ne kërkojmë është që lufta kundër kontrabandës dhe korrupsionit të shndërrohet, ose të shkojë drejt institucioneve, të shkojë brenda institucioneve për të qenë institucionet ata që duhet të merren me ato punë”.

Gazetari:- Doni komision parlamentar?

Jemin Gjana, deputet i PD:- “Sigurisht”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame