Analisti Ergys Mërtiri dhe nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi janë përfshirë mbrëmjen e sotme në një debat me tone të ashpra në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
Ka qenë Mërtiri, ai që iu është drejtuar demokratëve të ftuar në emision se janë të papëlqyeshëm që ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Bardhit.
Ky i fundit i ka kërkuar Mërtirit që të bëhet pjesë e garës elektorale të 2025 që të konkurrojë përballë kandidatëve të PD-së.
Ergys Mërtiri: Gati 300 mijë demokratë nuk dolën që të ju votojnë. Pra tregon se jeni të papëlqyeshëm.
Gazment Bardhi: Të votuan ty? Se unë nuk isha në garë.
Ergys Mërtiri: Unë nuk isha në garë. Ok, ti je i pëlqyeshëm, të gjithë të tjerët janë të papëlqyeshëm. A jeni dakord?
Gazment Bardhi: Asnjëri prej ne të treve nuk ishte në garë.
Ina Zhupa: Po pse ne të tjerët jemi të papëlqyeshëm?
Gazment Bardhi: Meqë je ti i pëlqyeshëm, hajde në zgjedhjet e 2025-ës.
Ergys Mërtiri: Nuk jam politikan, nuk di të vjedh, nuk di të vjedh vota, nuk di të gënjej njerëzit.
Gazment Bardhi: Konkurro përballë nesh!
/tvklan.al