Ne ditën e dyte te vizitës se saj ne Kajro, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka marre garancinë e kryeministrit egjiptian, Ahmed Nazif, për forcimin e bashkëpunimit politiko-ekonomik mes dy vendeve dhe për njohjen e Kosovës.
Ne takimin me kreun e larte te qeverise egjiptiane, zonja Topalli tha se kjo vizite është jo vetëm shtyse për bashkëpunimin parlamentar, por edhe për forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Egjiptit.
Përsa i përket çështjes se Kosovës, kryeministri i Egjiptit e garantoi zonjën Topalli se njohja e shtetit te ri do te vije ne momentin e duhur.
Ky qëndrim u konfirmua edhe nga Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Ahmed Aoul Geid,i cili tha se Kosova tashme është një shtet dhe se nuk ka kthim prapa.
Jozefina Topalli: “Unë jam optimiste, e shoh me shumë optimizëm, i shoh diferencat midis takimeve që unë kam pasur me personalitete kohë më para dhe takimet që kam patur sot. Kam arsye për të parë me shumë pozitivitet procesin e ardhshëm edhe në raport me Egjiptin, por s’është vetëm Egjipti. Duke qene se Egjipti është vend lider në rajon padyshim që influenca e tij është jashtëzakonisht e madhe dhe njohja pastaj e Kosovës duhet të ishte një zinxhir nga një numër shumë i rëndësishëm vendesh të tjera, gjë që do ta rriste menjëherë këtë numër me atë që ne ëndërrojmë dhe besoj se do arrijmë për Kosovën”.
Ky takim mbylli edhe vizitën zyrtare te kryeparlamentares Topalli ne Kajro.
Gjatë bashkëbisedimit me zyrtare te larte te këtij vendi, zonja Topalli beri edhe njëparaqitje të ecurisë së reformave ne Shqipëri, ku theksoi se vendi eshte në një moment tepër të rëndësishëm për procet integruese./tvklan.al