Juventusi ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin Mattia Perin. “Gardiani” italian ka firmosur zgjatjen e bashkëpunimit, deri më 30 Qershor 2027.

31-vjeçari u bashkua me Juventusin në vitin 2018, pasi spikati me paraqitjet e tij te skuadra e Genoa-s.

Perin numëron vetëm 49 ndeshje me bardhezinjtë në këto sezone, ku shpesh është kushtëzuar nga dëmtime të shumta, që e kanë lënë jashtë për periudha të gjata.

Së fundmi, italiani ishte titullar në ndeshjen e Chmapions League, ndaj Stuttgart, aty ku ishte një nga më të mirët në fushë, por nuk e shmangu dot humbjen minimale të “Zonjës së Vjetër”. /tvklan.al