Teun Koopmeiners është lojtari më i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka njoftuar këtë të enjte, firmën me fantazistin holandez.
Pas një kohe të gjatë bisedimesh, palët më në fund mbyllën marrëveshjen për transferimin e lojtarit në Torino.
Nga kjo shitje, Atalanta do të arkëtojë 55 milionë euro, ndërsa Koopmeiners ka firmosur me Juventusin kontratë 5-vjeçare.
Futbollisti 25-vjeçar prej kohësh kishte kërkuar transferimin të “Zonja e Vjetër”, pas bisedës së parë me trajnerin Thiago Motta.
Holandezi e njeh mirë kampionatin italian, pasi ka qenë pjesë e Atalantës në Serinë A nga viti 2021, kur u bashkua nga AZ Alkmaar.
/tvklan.al