Kampionati Botëror i Futbollit, që ka nisur ditën e premte në Afrikën e Jugut, pothuajse ka paralizuar jo vetëm Shqipërinë, por pjesën më të madhe të botës. Pjesa më e madhe e aktiviteteve janë pezulluar përkohësisht për t’i dhënë më shumë vëmendje Kampionatit Botëror të Futbollit.
Në varësi të zhvillimeve dhe të intensitetit të ndeshjeve, emisioni “Opinion” do t’i kushtojë një ose dy emisione në javë këtë evenimenti, jo në formatin e specialistëve dhe analistëve të futbollit, por të personazheve publikë që do të vijnë në cilësinë e tifozit dhe do të ofrojnë diskutime informale.
Të ftuarit e sotëm të emisionit “Opinion” ishin ministri i Turzimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, pedagogia Iris Luarasi, kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, kryetari i PDU Shpëtim Idrizi dhe gazetarët Ylli Rakipi dhe Robert Rakipllari./tvklan.al