Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi tentoi të fuste në Shqipëri një sasi prej 3.4 kg kokainë nga pika kufitare e Muriqanit.
Adriatik Rr. ishte në drejtimin e mjetit të llojit furgon ku u gjet lënda në tre pako të ndryshme dhe e fshehur në tavanin e mjetit.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën edhe 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Tv Klan