Pika e përbashkët kufitare Muriqan-Sukobin e inauguruar 2 muaj më parë, ka filluar çdo ditë e më shumë të ndjejë peshën e fluksit të turistëve.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kanë hyrë dhe dal rreth 2500 shtetas, kryesisht kosovarë.
Nga të dhënat që nga data 1 deri më 15 korrik janë përpunuar në hyrje dalje rreth 36 mijë shtetas dhe 11 mijë automjete.
Kadri Beqaj: “Probleme nuk ka patur, tek tuk ndonjë rast për ndonjë shtetas i cili nuk ka dokumente të rregullta në dalje nuk është lejuar nga pala malazeze”
Edhe pse ka një fluks të madh, vonesat në krahasim me vitet e kaluara janë të papërfillshme.
Gazetari: “A keni pasur probleme në kalimin e pikës së kalimit kufitar këtu?”
Qytetari 1: “Jo jo nuk kemi pasur probleme gjithçka mirë, mirë kemi kaluar.”
Qytetari 2: “Asnjë problem hiç as kur dolëm as kur hymë.”
Qytetari 3: “Shërbimet shumë të mira, jemi të kënaqur .”
Destinacioni i qytetarëve të Kosovës që kalojnë përmes kësaj pike është bregdeti shqiptar, pas disa ditë pushimesh që ata kanë kaluar në Malin e Zi, kryesisht në Ulqin.
Por ka edhe nga ata që e shfrytëzojnë këtë pikë për të shkuar në Mal të Zi, për shkak se hapja e autostradës Rrëshen-Kalimash e ka shkurtuar ndjeshëm distancën mes dy fqinjëve tanë./tvklan.al