Një 30-vjeçar, i cilësuar nga mediat italiane si shqiptari i “një mijë identiteteve” është arrestuar nga autoritetet fqinje. Ai rezultonte i dënuar me dy vite burg, por shëtiste i qetë nëpër Graffignanos në Itali.

Sipas

Viterbo News24

, karabinierët kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, që duhej të shlyente dy vite burg për vepra penale të kryera më parë.

Nga hetimet e karabinierëve rezultoi se i arrestuari në të kaluarën kishte përdorur identitete të shumta dhe me këto identitete të rreme u kërkua të arrestohej për emigrim të jashtëligjshëm duke qenë se ishte përzënë nga prefektura e Pescara në vitin 2015. /tvklan.al