Valentina Kazheli jeton në Tiranë, por ka 3 javë që vajza e saj 19-vjeçare me probleme shëndetësore ka mbetur në Dukat të Vlorës, për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Valentina kërkon ndihmën e emisionit “Stop”, pasi thotë se kjo situatë ndikon negativisht tek vajza. Të gjitha përpjekjet e saj për të shkuar dhe për të marrë vajzën kanë dështuar.

Valentina Kazheli: Prej 3-javësh, vajza ime ndodhet në fshatin e saj Dukat, ka ikur mbasi u mbyllen shkollat, u mbyllën rrugët dhe vajza mbeti atje.  Vajzën e kam 19 vjeç, por e kam me probleme shëndetësore është me defiçit të thellë të shtyllës kurrizore si dhe vuan nga veshkat, 50 % të veshkave i ka të prishura. Atje është në stres dhe stresi ndikon shumë në problemin e veshkave të saj.

Gazetarja: Nuk keni dikë të afërm që mund ta sjellë vajzën më makinë në Tiranë?

Valentina Kazheli: Vajza ka aplikuar disa herë për të ardhur dhe i thanë të aplikonte taksixhiu që do ta sillte. Ai ka aplikuar dhe nuk i është aprovuar anjëherë kërkesa. Kam bërë disa telefonata edhe tek Drejtoria Rajonale e Vlorës dhe nuk më ndihmonin dot sipas tyre.

Gazetarja: Të ka marrë malli për vajzën?

Valentina Kazheli: Malli më ka marrë shumë dhe kam në merak se vajza e përjeton keq këtë situatë. Ju drejtova emisionit “Stop” dhe faleminderit që ndodheni këtu.

Gazetarja e “Stop” udhëtoi drejt Dukatit të Vlorës dhe mori vajzën 19-vjeçare, Argjentina, të cilën e solli në Tiranë, duke e bashkuar me të ëmën pas tre javësh.

Valentina Kazheli: Shumë faleminderit emisonit tuaj! Respekte!/tvklan.al