Ambasadori i Këshillit të Europës në Shqipëri, deklaron se pavarësisht debateve që zhvillohen rreth pavarësisë së organit të prokurorisë, një tjetër çështje përveç, Gërdecit, rrugës Durrës- Kukës dhe vizitës së biznesmenit Fazlliç në Shqipëri, është me rëndësi dhe rikthimi i besimit të publiku tek prokuroria.

Helmut Lohan: “Është e qartë se ky projekt prej 800 mijë eurosh, ose 100 mijë lekësh nuk mund t’i adresojë të gjitha problemet në të njëjtën kohë. Kam besim që do të arrihen rezultate të rëndeshim. Prokuroria duhet të rris besimin e politikaneve shqiptarë në paanshmërinë e punës së saj si dhe rikthimin e besimit te qytetarët tek organi i akuzës.”

Ministri i Drejtësi, i cili prej kohësh është përfshirë në debatin ligjore dhe publik mbi ndryshimet në ligjin për funksionimin e Prokurorisë, konstaton se një nga elementet më të rëndësishëm të reformës që i mungon sistemit të prokurorisë sot, është një mekanizëm i qartë vlerësimi. 

Enkelejd Abibehaj: “Në fund të fundit jurist shumë më të zgjuar, e shumë më me eksperiencë kanë thënë djalli qëndron në detaje. Ne mund të bëjmë shumë ligje reformuese të sistemeve të varura apo të pavarura. Vendosim shumë parimet e direktiva në funksion të pavarësisë apo llogarive … në funksion të efikasitetit apo të pa anësisë. Çështja e pavarësisë është sesa i pavarur ndjehet në funksionin e vet individi, prokurori në këtë rast ose gjyqtari në rastin tjetër dhe që të ndjehet i pavarur në punën e tij do të duhet të dijë saktësisht ku janë limitet e përgjegjësisë së tij, kush duhet ta përcaktojë përgjegjësinë e tij dhe si do ta përcaktoj përgjegjësinë e tij”.

Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të projektit të financuan nga Këshilli i Europës në binjakëzimin mes prokurorisë shqiptare dhe asaj spanjolle./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Izmir Hajdari