Ajo është një këngëtare që e ka bërë publikun ta dojë që me pjesëmarrjen e saj të parë në skenë. Bëhet fjalë për Elhaida Danin, e cila ka një zë shumë të fuqishëm që arrin t’i japë jetë këngës.

Këngëtaja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku foli për këngën e saj më të re “Let it Go”, bashkëpunim me këngëtarin australian Nathaniel Willemse.

Gjatë emisionit Dani tregoi se nuk e ka takuar asnjëherë Nathaniel Willemse dhe se kur është realizuar video ajo ka qenë në Kanada dhe ai në Australi.

https://youtu.be/JcrzqTjmrfQ?t=11m37s

“Gjithçka lindi përmes internetit dhe kështu u realizua. Unë dhe Nathaniel Willemse nuk jemi takuar asnjëherë, thjeshtë jemi lidhur përmes skype dhe whatsapp. Unë ndodhesha në Kanada, ai ndodhej në Australi dhe me të vertetë ishte diçka që më dha shumë kënaqësi, ia dolëm. Ky nuk është videoklip, është video që shoqëron këngën”

, tha Dani.

/tvklan.al