Një palë këpucë të kuqe të vjedhur nga një muze, janë gjetur nga policia 13 vjet pas vjedhjes. Këpucët, të cilat u morën nga Muzeu Judy Garland në Minesota në vitin 2005, u zbuluan gjatë një hetimi të FBI.
Këpucët janë të një aktoreje të famshme amerikane Judy Garland, e cila ushtroi aktivitetin e saj artistik mes viteve 1924–1969. Ajo i mbante të veshura në rolin e saj te filmi “The Wizard of Oz”.
Këpucët ishin dorëzuar në muze po në vitin 2005 nga Michael Shaw, një koleksionisht objektesh. Ai besonte se stafi i sigurisë së muzeut do të ishte në gjendje t’i ruante ato.
Vendodhja e këpucëve në ngjyrë rubini ka intriguar Hollivudin për 13 vjet. Pas vjedhjes policia ofroi një shpërblim prej 250,000 dollarësh për këdo që jepte informacion të saktë që çontë në gjetjen e tyre.
Një detektiv privat u punësua nga muzeu në vitin 2013, megjithatë, ishte FBI që ra në gjurmët e para të vendodhjes në verën e vitit 2017.
Garland thuhet se ka pasur shtatë palë këpucë klasike të vitit 1939. Vendndodhja e secilës palë ishte tema e një dokumentari të titulluar “The Slippers” , i cili u publikua në vitin 2016./tvklan.al