Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për dhunë në familje, pasi kërcënonte gruan dhe dy fëmijët e tij. Ngjarja ka ndodhur në Reggio Emilia, ku jetonte çifti.

Sipas dëshmisë së gruas në polici, 43-vjeçari e kishte kërcënuar gruan me hanxhar se do ta vriste. Madje kishte kërcënuar edhe dy fëmijët e tij, të moshës 13 dhe 14 vjeç.

Urdhri i arrestit për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u lëshua nga gjyqtari në Gjykatën e Sulmona, me kërkesë të prokurorit. Hetimi nisi më 1 shtator pasi gruaja shkoi të denonconte bashkëshortin e saj, duke thënë se ishte në rrezik për jetën dhe prej shumë vitesh dhunohej fizikisht.

Kohët e fundit, ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar të qëndronte tek disa të afërm të saj në Abruzzo.

/tvklan.al