Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Projektvendimi për taksat vendore i mbetur pezull pas vendimit që opozita i bëri në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës pritet të diskutohet nesër. Opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë sërish këtë projektvendim, në rast se specialistët e bashkisë dhe këshilltarët socialistë të këshillit bashkiak, nuk marrin në konsideratë ndryshimet për tarifat e rritura.

Në mbledhjen e lajmëruar të rendit të ditës, janë disa projektvendime të rëndësishme për t’u diskutuar të financë buxhetit. Por duket se debatet do të përqendrohen sërish mbi këtë projektvendim, si pasojë e të cilit bizneset e vogla në kryeqytet nuk kanë rinovuar licencat tregtare.  

Në mbledhjen e kaluar të këshillit bashkiak, opozita votoi kundër propozimit të ardhur nga bashkia e Tiranës, duke kundërshtuar ashpër vendimin e kryebashkiakut Edi Rama, për rritjen e disa tarifave mbi masën 30%, si dhe aplikimin e taksave të papublikuara. Ky projektvendim ishte miratuar më parë në komisionin e financave, por në këshillin bashkiak ai duhet të miratohet me vendimin e 3/5 e këshilltarëve./tvklan.al