Kim Kardashian nuk ka dhënë asnjë shenjë se dëshironte të rregullonte marrëdhënien mes saj dhe ish-bashkëshortit, Kanye West, pavarësisht besimit të tij se do të ktheheshin bashkë.

Reperi ngulmoi se do të përpiqej për marrëdhënien, madje pranoi edhe gabimet e tij gjatë shtatë viteve të martesës. Sipas “Mirror”, Kim tani është e paepur në vendimin për të finalizuar divorcin e nisur që në muajin Shkurt.

Mos u gaboni”. Kim nuk do të kthehet me Kanye. Ajo nuk i ka dhënë atij asnjë shenjë se dëshiron t’i zgjidhin gjërat”, është shprehur një burim për “Hollywood Life”.  

Kohët e fundit, Kim është në qendër të vëmendjes për shkak të romancës mes saj e komedianit Pete Davidson. Me këtë të fundit, janë parë së bashku në një hotel të Los Anxhelosit./tvklan.al