Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan, ka pasur një përplasje mes Danielës dhe Ermirit. Ka qenë puthja e fronistes me Vilianin që ka revoltuar konkurrentin.

Ermiri: Më duket pak pa lidhje sepse ajo është fokusuar tek Viliani dhe kam një shqetësim për këtë për të thënë të drejtën.

Daniela: Këto flasin sikur janë Daniela.

Ermiri: Ajo po puthen në skenë paar teje me Vilianin, domethënë një gjë që është shumë e ulët.

Algerti: Dhe unë e pyeta se pse e bëre atë gjë.

Ermiri: Mua më shqetësoi kjo gjë që bëri sepse jemi dhe djem të tjerë këtu dhe e prezanton këtu para skenës si të dashur, atëherë ose të dalin bashkë, ose të ikim ne.

Daniela: Ti nuk je pjesë e kësaj gjëje, mos ndërhyj këtu.

Ermiri: Përderisa kam ardhur këtu për ty…

Daniela: Pse ndihesh keq Ermir?

Ermiri: Ndihem keq, pse të mos ndihem.

Daniela: Po do të të vijë radha mor Ermir, u sëmure./tvklan.al