Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka dhënë detaje për procesin e votimit me parimin një anëtar një votë për të gjithë strukturën e PS-së në shkallë vendi. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Socialiste të Kryeqytetit, Klosi ka thënë se votimet do të zgjasin 2 ditë, përkatësisht në 10 dhe 11 Maj teksa ka shtuar se pas kësaj faze, nis procesi në terren për të evidentuar çdo votë që do të kenë mundësi që të marrin.

Blendi Klosi: T’i hapim rrugën fazës tjetër që ka të bëjë me punën në terren. Partia Socialiste pasi mbyll fazën e tretë të rienergjizimit me votimet e Kongresit ditën e nesërme, fillon procesi në terrren. Edhe PS e Tiranës duhet të fillojë punën me ekipet në terren që është Censi për të kuptuar dhe evidentuar çdo votë që do të kemi mundësi që të marrim. Një nga pikat është dita e nesërme, procesi i votimit me parimin një anëtar-një votë në të gjithë strukturën e PS-së në shkallë vendin.

Ditën e premte, nga ora 3 e pasdites e deri në orën 7 hapen qendrat e votimit në 5 mijë e 200 organizata socialiste në Shqipëri. Kemi zgjedhur 2 ditë për të kryer këtë proces, më 10 dhe 11 Maj për të pasur mundësinë që t’i japim hapësira 95 mijë anëtarëve të PS-së për të votuar në këtë proces zgjedhor. Sot mund të themi se e gjithë partia e kuptoi mesazhin se delegatët e Kongresit duhet të jenë përfaqësues të një fryme të re që vetë partia kërkon brenda organizatës së saj goxha të strukturuar. Kemi plot 23 mijë shoqe dhe shokë që kandidojnë për të qenë pjesë e këtij forumi të lartë të PS-së. Do të zgjidhen në të gjithë Shqipërinë.

Delegatët e zgjedhur të Kongresit do i drejtohen Asamblesë Kombëtare të PS-së, Kongresit të PS-së që do të zhvillohet në Qershor të këtij viti për të zgjedhur Asamblenë e re. Procesi i votimit një anëtar-një votë: Kemi shumë nevojë që secili nga ju, këto 2 ditë të përqëndruara në të gjithë territorin për të garantuar pjesëmarrje të anëtarëve të PS-së dhe për të siguruar që të gjithë ata të vijnë dhe të marrin pjesë në procesin e votimit. Data 10 dhe 11 do të shënojnë një proces që do të jetë në zbatim të rregullave të PS-së, një proces model i votimit të anëtarësisë së PS-së në çdo organizatë socialiste për të dëshmuar se sa të gatshëm jemi për të hyrë në betejë të fortë elektorale.

/tvklan.al