Mazhoranca propozon datën 11 Maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme. Kreu i shtetit priti në presidencë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë socialiste, Blendi Klosi.
Ai theksoi se ju duhet lënë më shumë kohë emirgantëve ndoënse shtoi se mazhoranca do të jetë fituese pavarësisht datës që do të zhvillohet zgjedhjet.
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS: Ne kemi propozuar që data 11 si data më e skajshme e mundur nga hapësira që të jep kodi zgjedhor të jetë data e zgjedhjeve. Do të donim shumë që të gjithë emigrantët të nisin procesin e tyre të regjistrimit dhe pastaj të pregatitjes për ditën e votimit dhe tu krijojmë mundësi jo vetëm organizimit por edhe të kujtdo individ që do të marri pjesë në këtë proces.
30 minuta pas Klosit, radhën të ngjiste shkallët e presidencës e kishte kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ai e cilësoi datë optimale mbajtjen e zgjedhjeve më 11 Maj.
Ilirjan Celibashi: Në lidhje me datën e zgjedhjeve, ne si institucion e shohim datën 11 Maj si datën që i krijon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mundësinë për ta përgatitur procesin e votimit dhe atë nga jashtë në përputhje me të gjitha parashikimet.
Partia Demokratike refuzoi konsultimet me presidentin Begaj. Sipas saj, data është paracaktuar nga mazhoranca dhe se procesi i Presidentit Begaj është një farsë.
Klan News