Nga pika kufitare e Morinës, në një takim me efektivët nga Kosova, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se të gjitha strukturat do të jenë në gatishmëri edhe gjatë muajit Shtator për të siguruar një sezon të suksesshëm turistik.

“Ajo çfarë kemi kontaktuar me të gjthë turistët gjatë ditës së sotme është një dëshirë e tyre për të kaluar deri në mesin apo fundin e Shtatorit pushimet në Velipojë, Shëngjin, Durrës dhe më tej në zonën e jugut dhe për të gjitha këto ne do të vazhdojmë të mbajmë strukturat tona në gatishmëri që sezoni turistik edhe gjatë muajit Shtator të jetë me të njëjtat parametra me sigurinë maksimale, pastërtinë maksimale dhe po ashtu me shërbime sa më të kontrolluara dhe cilësore për turistët kosovarë”.

Ministri Klosi u ndal edhe tek të rinjtë e ‘Smile Albania’, për të cilët tha se po u ofrojnë pushuesve  mikpritjen shqiptare për një turizëm të suksesshëm.

Tv Klan