Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i ka bërë thirrje opozitës që të ulen së bashku dhe të krijojnë institucione europiane në politikë në kuadër të vizionit të kryeministrit Rama dhe PS-së për Shqipërinë e 2030-ës.

Më tej, Klosi ka thënë se nuk mund të kenë ndarje në dakordësinë për reforma të forta për vendin që i bën krenarë dhe shqiptarët në diasporë. Për këtë qëllim, Klosi thotë se kanë kërkuar të dialogojnë me diasporën me të cilën do të zhvillohen 4 takime të mëdha duke nisur nga Greqia.  

Bledi Klosi: Mendoj qartë që ju jeni akoma nën presionin e shpallur tashmë botërisht “non grata”. Viti 2030 është viti ku ne paraqesim një vizion për një Shqipëri Europiane që të ketë standarde europiane në jetën tonë. Falë asaj që duhet të kemi në 2030-ën ka një kërkesë publike tashmë të kryetarit të PS-së, kryeministrit të vendit, Edi Rama: Së bashku të ulemi dhe të krijojmë institucione europiane dhe në politikën shqiptare. Të krijojmë institucionin e dialogut, të bashkëpunimit, të krijojmë mundësinë që të mos kemi ndarje në Shqipërinë e vitit 2030.

Nuk mund të kemi ndarje në dakordësinë tonë në këto reforma të forta që i bën krenarë shqiptarët kudo edhe ata në diasporë. Për këtë qëllim ne kemi kërkuar të dialogojmë, jo vetëm me ju, por edhe me diasporën duke pasur 4 takime të mëdha me diasporën për të vazhduar më tej në këtë rienergjizim që kërkojmë t’i bëjmë jetës politike të diasporës shqiptare për të kontribuar dhe ata siç ju kërkojmë dhe juve në vizionin e Ramës dhe PS-së për vitin 2030. Por prapë nga ballkoni erdhi thirrja që shqiptarët të ndahen edhe në diasporë. Transporti i gjelbër është një gjë që do të ndodhë, do ta votoni apo jo ju.

/tvklan.al