Projektligji për kthimin dhe kompensimin e pronave serish ka pozicionuar në llogoren e debatit deputetet e maxhorancës dhe ata të opozitës, pas votimit të bërë pa votat e kësaj të fundit në komisionin e ekonomisë. Deputetja Ermelinda Meksi e cilësoi draftin si variant qe synon të krijoje konfuzion dhe qe nuk i jep aspak zgjidhje ish-pronarëve.

Ermelinda Meksi:Problemi që lind në rast se kjo ndodh me këto ish pronarë është një problem që është krijuar një konfuzion i madh me pronat deri tani me ish pronarët, nuk besoj që ky ligj ka nevojë ta konfuzojnë akoma këtë çështje, dmth atje ku është me ish-pronarët. Kam atë rezervën që përgjithësisht ky problem ka krijuar deri tani në legjislacionin tonë, për të mos ta thelluar. Dmth mirë ishte që kjo të zgjidheshe në çështje ku nuk kanë ish-pronarë.”

Pas kërkesës së bërë nga deputet e opozitës për zbardhjen e tokave shtetërore që do të jepen për privatizim, përfaqësuesit e ministrisë së Ekonomisë e dorëzuan atë në komision, ku dhe sqaruan pozicionin e këtyre kompanive përballë veprimit te ligjit.

Mimoza Vokshi:Ne vazhdimisht i kontrollojmë këto shoqëri, bashkëpunojmë me qendrën  e regjistrimit dhe me tatimet për të parë se si është situata financiare e këtyre, pra këta nuk përfitojnë, kuptohet që nuk përfitojnë nga ky ligj. Trajtimi i shoqërive do të bëhet pastaj rast pas rasti me vendim qeverie.”

Sipas draftit për kthimin  dhe kompensimin e pronës, kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij. Ndërsa kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Klevis Çaka