Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur sot me 850 mijë lekë 3 subjekte që tregtonin mish dhe peshk në zonën e Kombinatit për mungesë të kushteve të higjieno – sanitare.
Për tre subjekte të tjera është vendosur bllokim i aktivitetit ndërkohë që u konfiskuan edhe 434 kilogramë peshk.
Dy subjekteve u paralajmëruan nga inspektorët e AKU, ndërsa aksioni vazhdon në të gjithë vendin.
AKU vazhdon edhe aksionin në therrtoret e mishit.
Tv Klan