Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Shkodër për të inspektuar disa investime publike të zhvilluara me buxhetin e shtetit në këtë qytet. Ndalesa e parë ishte poliklinika e re me 22 shërbime në Shkodër, me aparatura të reja diagnostikuese, duke pasur impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Investim kap vlerën e rreth 120 milionë lekëve.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, Rama ndoqi nga afër punimet për transformimin e zonave historike 300-vjeçare të Zdrales, programi për vitalizimin urban të së cilës do ta kthejë zonën në pedonale.

Gjithashtu Rama inspektoi edhe tregun e produkteve bujqësore të Rusit, i transformuar një kohë rekord, duke krijuar 115 vende shitjeje të reja. Shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhija” në Postribë ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Rama, ku në të, po ndërtohen terrene sportive.

Tv Klan