Ekonomistët: Nëse vazhdon, do të rrisë çmimet në treg
Monedha e përbashkët europiane prej ditësh vijon të fitojë pikë në tregun vendas.
Gjatë ditës së martë ka shënuar rritjen më të fortë që prej Tetorit të kaluar, ku një euro është këmbyer me afro 123.8 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë në fillim të këtij muaji një euro këmbehej me afro 122.7 lekë. Ekspertët thonë se kjo situatë lidhet direkt më masat e mara ndaj koronavirusit.
Çfarë do të thotë një euro më e fortë? Përfaqësues të bizneseve thonë se kjo mund të bjerë në kurriz të konsumatorëve.
Që prej 12 Marsit kur nisën të merren masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke eliminuar disa lëvizje dhe aktivitete, euro është rritur me 1.05 lekë në tregun vendas. Rritje ka shënuar edhe dollari i cili sot u këmbye me 114.45 lekë.
Klan Plus