Ditën e sotme Gjykata e Shkodrës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ndaj avokatit Gjon Lepuri.
Gjykata ka caktuar si masë Sigurimi personal ”Arrestin në shtëpi“ si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, ndaj Gjon Lepuri, 53 vjeç, banues në Shkodër, me profesion Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Shkodër./tvklan.al