Leonard Olli: “Kemi patur një proces shumë të mbarë do thoja dhe në këtë rang zgjedhjesh në Kashar. Gjithçka ka filluar normalisht që në orën 07:00 të mëngjesit kur dhe janë hapur të 18 qendrat e votimit në këtë komunë dhe deri në këtë moment që flasim gjithçka është krejtësisht normale. Edhe në mbledhjen e KQZ të zhvilluar pak çaste më parë ka patur një raportim nga ana e punonjësve të administratës, por dhe përfaqësuesit ligjor të subjekteve politik nuk kanë paraqitur absolutisht asnjë llojë shqetësimi. Jemi në rrugë të mbarë, një thirrje do të thoja sa i takon ngritjes së grupeve të numërimit të votave duhet të vijnë menjëherë. Vetëm një pjesë e subjekteve e kanë kryer këtë procedurë dhe ne shpresojmë që sa më shpejt dhe subjektet e tjera t’i sjellim pasi kjo do ndiokojë drejtë për së drejti në procesin e trajnimit të tyre dhe ndoshta dhe në vonesë kohore në fillimin e procesit të numërimit të votave”./tvklan.al