Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot” është vënë në pranga nga policia e Durrësit.
Bëhet për një 26-vjeçar nga Fushë-Kruja. Për të Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2019.
“Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al